Aktualitet

Artan Hoxha “NON GRATA” në Greqi, gazetari ndalohet nga Policia helene, i vendosin kryqin në pasaportë

Gazetari Hoxha, ka qënë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës

E.K
Artan Hoxha “NON GRATA” në Greqi, gazetari ndalohet nga Policia
ARTAN HOXHA

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është ndaluar ditën e djeshme që të hyjë në Greqi, dhe i është bërë me dije statusi “non grata” nga shteti fqinj. Hoxha ka qenë duke kaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në momentin që është ndaluar nga autoritetet greke, me argumentin që përbën një kërcënim për rendin publik. Gazetarit i është marrë pasaporta, dhe është mbajtur për rreth një orë i ndaluar nga autoritetet greke.

Në vendimin që policia greke i ka dorëzuar gazetarit Hoxha, thuhet se:

1) është karakterizuar si person i padëshirueshëm.

2) konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendëshme, për shëndetin publik ose marrdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të Bashkimit Europian.

Artan Hoxha “NON GRATA” në Greqi, gazetari ndalohet nga PoliciaArtan Hoxha “NON GRATA” në Greqi, gazetari ndalohet nga Policia

Më pas, gazetarit Hoxha i është vendosur kryq me stilolaps në pasaportë mbi vulën e policisë greke dhe i është kërkuar të largohet menjëherë nga territori grek, ndërsa statusi non grata nuk ka afat, çka do të thotë që është i përjetshëm, nëse nuk ka një vendim të dytë nga autoritetet vendase. Një vendim i ngjashëm është marrë më parë dhe ndaj gazetarit Marin Mema, të cilit i ndalohet hyrja në Greqi.

Gazetarit Hoxha i është komunikuar, se ky vendim është marrë në fillimin e vitit 2024, në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian, kur në listën për eurodeputet të partisë në pushtet Nea Dimokratia (Demokracia e Re) e kryeministrit Qiriakos Mitsotaqis, kandidonte Fredi Beleri me shtetësi shqiptare dhe greke.

Hoxha ka qenë një nga denoncuesit më aktiv të rolit të Bejlerit në  “Masakrën e Peshkpisë” në vitin 1994, ku mbetën të vrarë dy Dëshmorë të Atdheut, është përballur dhe në procese gjyqësore në Gjykatën Penale të Tiranës gjatë vitit 2023-2024./ZËRI 

Poll

MOS HUMB