Aktualitet

"Mos më vono se jam në hasmëri"/ Arrestohet Valter Bami, vëllai i të 'fortit' të Niklës theu arrestin shtëpiak, si e pikasi polici i Qarkullimit

Në këtë moment, polici ka bërë një verifikim të personit ku ka rezultuar se ai ka qenë me masë sigurie "arrest shtëpie". 

f.g
"Mos më vono se jam në hasmëri"/ Arrestohet Valter
Durim dhe Valter Bami

TIRANE- Valter Bami, vëllai i Durim Bamit është arrestuar sërish nga Policia, pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest shtëpie". Bami ishte duke udhëtuar me një mjet tip "Audi" që po drejtohej nga një vajzë me inicialet E.S., në momentin kur një efektiv i Qarkullimit Rrugor në Elbasan i ka dhënë shenjë ndalimi. Burime për ZËRI bëjnë me dije se Bami i kishte kërkuar policit që të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri. Në këtë moment, polici ka bërë një verifikim të personit ku ka rezultuar se ai ka qenë me masë sigurie "arrest shtëpie". 

Më pas ai është shoqëruar për në drejtorinë vendore të Policisë Elbasan, bashkë me vajzën që e shoqëronte. 

Kush është Valter Bami? Bami është shoqëruar disa herë në polici edhe për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, si edhe është dyshuar si i përfshirë në masakrën e Larushkut, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, dhe u plagosën dy nipërit e tij. Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte qenë në banesën e tij kur ndodhi krimi. I vëllai i tij, Durim Bami është i arrestuar dhe pritet të ekstradohet nga Dubai./ZËRI

Poll

MOS HUMB