Video

Arrestohet kryetari i njësisë së Fushë Kuqes, Kristo Martinaj

Martinaj ka porositur shtetas të ndryshëm që të hidhnin inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës.

F.m
Arrestohet kryetari i njësisë së Fushë Kuqes, Kristo
Kristo (Fred) Martinaj

LAÇ- Kristo (Fred) Martinaj, kryetari i njësisë administrative në Fushë-Kruqe është vënë në pranga nga Policia e Kurbinit, pasi akuzohet se ka dashur të përfitojë një sipërfaqe toke në Lagunën e Patokut. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Martinaj ka porositur shtetas të ndryshëm që të hidhnin inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës. Ai akuzohet për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “pushtimi i tokës”.

Poll

MOS HUMB