Aktualitet

Arrestimet te UBT, rektori: Pedagogët e mi i përkasin njerëzve të ndershëm

Sallaku u shpreh se nuk komenton vendimet e drejtësisë

F.I
Arrestimet te UBT, rektori: Pedagogët e mi i përkasin njerëzve
Fatbardh Sallaku

TIRANË- Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të universitetit. Sallaku u shpreh se nuk komenton vendimet e drejtësisë dhe sipas tij shumica e pedagogëve në UBT janë njerëz të ndershëm. 

Fatbardh Sallaku: Jam këtu në grupin e mazhorancës qeverisëse, nuk është e rastësishme mund të zgjidhja edhe konferencë shtypi, por nuk dua të shkëputet asgjë nga konteksti, mesazhi duhet të jetë i qartë. E kam detyrim për stafin, studentët, prindërit dhe për cdo partner që operon në fushën e arsimit. Dje edhe unë e mora vesh ngjarjen nga mediat, mblodha stafin ku kemi sqaruar situatën dhe dua të konfirmoj që ne nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë. Besojmë që do të ketë një proces të ndershëm por ajo që besoj është që shumica e pedagogëve të mi janë njerëz të ndershëm dhe asnjë proces nuk e zhbën realitetin që besoj un dhe shumica e atyre që punojnë në UBT dhe studentëve. Çdonjëri nga pedagogët të vërtetojë me fakte se ka punuar ndershmërisht.

GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga.  Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor),  Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi. SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB