TIRANË-Apeli i GJKKO-së vendosi rikthimin në qeli për Lefter Kokën, por vendimi nuk është ekzekutuar. Ish-ministri i Mjedisit rezulton prej muajsh jashtë Shqipërisë. Sipas përllogaritjeve, Kokës i kanë mbetur edhe 6 muaj për të vuajtur nga dënimi lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Për inceneratorin e Tiranës, Lefter Koka u gjykua në masë arresti me burg, dhe u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për “shpërdorim detyre”, me gjykim të shkurtuar. Gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurisë, duke pasur me lirimin e ish-ministrit nga qelia, pasi vlerësoi se dënimi ishte shlyer përmes kohës së kaluar në paraburgim. Megjithatë, Apeli e rrëzoi këtë pjesë të vendimit, vetëm në lidhje me shuarjen e masës së sigurisë, duke bërë që Koka të rikthehet në burg për të vuajtur edhe 6 muaj të tjerë.
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u lirua në dhjetor të vitit të kaluar, pasi qëndroi për 4 vite në burg, që prej 14 dhjetorit të vitit 2021. Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme më dhjetor 2025, thuhej se masa e sigurisë për inceneratorin e Fierit nuk qëndron më, për shkak se dosja është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.
Në lidhje me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit. Koka u arrestua në vitin 2021 në kuadër të hetimeve për inceneratorët, ku akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion./ZËRI