Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut për shuarjen e masës 'Pezullim nga detyra'

Gjykata e Posaçme firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

F.I
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut për shuarjen e
Belinda Balluku

TIRANË-Apeli i Posaçëm në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e deputetes Belinda Balluku, për heqjen e masës ‘pezullimi nga detyra’. Sipas mbrojtjes së deputetes masa nuk është më në fuqi, përderisa Balluku nuk është më as zv/kryeministre dhe as ministre.

Gjykata e Posaçme firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo masë u la në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Më 26 shkurt kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e Ballukut nga detyra, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH./ZËRI

Poll

MOS HUMB