Aktualitet

Anëtar i grupit të Laert Haxhiut, lihet në burg Kristi Bixheku

Bixheku akuzohet për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

I.F
Anëtar i grupit të Laert Haxhiut, lihet në burg Kristi Bixheku
Foto ilustruese

TIRANË- Kristi Bixheku lihet në burg! 30-vjeçari, Kristi Bixheku që u ekstradua dje nga Holanda u la në burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bixheku akuzohet për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Po ashtu ndaj tij, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg".

I riu është anëtar i bandës së Laert Haxhiut. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 31 dhjetor të 2022 vendosi tritol në shtëpinë e Bujar Turkut.

Po ashtu, Bixheku është arrestuar më parë, pasi dyshohej se në bashkëpunim me Lulzim Spahijan, ekzekutuan 25-vjeçarin Fridmnan Xhaferri. 25-vjeçari u gjet i mbytur më 13 qershor 2021 në rezervuarin e Gjançit nga një banor i zonës. në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune në trup dhe në kokë. Ai u gjet me duar të lidhura. Bixheku nuk e pranoi asnjëherë krimin, ndërkohë që ngjarja dyshohej për prishjen e pazareve të drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB