TIRANË- “Mjaft më me këtë telenovelë. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj”,- kështu është shprehur sot motra e të dhunuarit Altin Meçaj, Xhuli Meçaj. Reagimi i saj vjen pas publikimit nga vetë vajza e cila ka marrë disa mesazheve nga 45-vjeçari në rrjetet sociale. Motra e të dhunarit ka kërkuar që ngjarja e ndodhur të trajtohet me seriozitet nga organet e drejtësisë dhe se familja e saj nuk dëshiron hakmarrje.
“Mjaft më me këtë telenovelë. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për disfatat që vajza ka pasur në jetë, por nuk mund të lejojmë që ato të kthehen në trauma për familjen tonë. Ne nuk e dëshirojmë hakmarrjen. Kërkojmë vetëm drejtësi dhe zbardhje të së vërtetës”,- është shprehur Meçaj në një deklaratë për mediat.
View this post on Instagram
Përmes një reagimi publik, vajza të cilës i ishin adresuar këto mesazhe ka hedhur poshtë pretendimet e Altinit, duke thënë se mesazhet ishin të vazhdueshme dhe insinuese, të cilat, sipas saj, përbëjnë ngacmim dhe përndjekje. Për këtë, ajo ka publikuar edhe mesazhet që 46-vjeçari i dërgonte.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 janarit, rreth orës 23:00, në Vjosë të Fierit. Altin Meçaj, 46-vjeç, emigrant në Gjermani, u dhunua rëndë së bashku me babain e tij, 76-vjeçarin Ylli Meçaj, dhe përfunduan në urgjencën e Fierit.
Sipas Meçajt, ai është dhunuar nga efektivi i policisë Fredi Lamaj, ndërsa arsyeja e dhunimit ka qenë një “like” dhe një koment në Facebook që 46-vjeçari i ka bërë motrës së Lamajt. /ZËRI

