Aktualitet

Altin Dumani: Ka patur plane për atentat ndaj prokurorëve të SPAK

Dumani thekson se ka patur edhe kërcënime me jetë deri në realizimin e planeve për atentat ndaj prokurorëve të SPAK.

F.I
Altin Dumani: Ka patur plane për atentat ndaj prokurorëve të SPAK
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, ka rrëfyer kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të posaçëm, por edhe ndaj atij vetë si drejtues i këtij institucioni. Dumani u shpreh se krimi i organizuar është shumë i sofistikuar dhe ka shumë metoda kërcënimi.

Kreu i SPAK u shpreh se ka patur kërcënime përmes telefonit apo duke kërcëniar familjarët e prokurorëve. Dumani thekson se ka patur edhe kërcënime me jetë deri në realizimin e planeve për atentat ndaj prokurorëve të SPAK.  

Është pjesë e raportit faktikisht, raport i cili është  publikuar edhe në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. T’i ndajmë, kërcënimi nga krimi i organizuar, kërcënimet janë të shpeshta ndaj prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Niveli i kërcënimeve sa vjen edhe rritet. Si kemi reaguar ndaj kërcënimeve? Ku ka pasur vend kemi referuar materiale për fillimin e ndjekjes penale, ku prokurorë kanë qenë kallëzues, qoftë edhe në rolin e të dëmtuarit nga vepra penale. Ka metoda të ndryshme për të transmetuar një kërcënim te prokurorët e Posaçëm. Krimi i organizuar është shumë i sofistikuar. Por mund të them këtë që janë kërcënime të formës përmes telefonatave apo duke kërcënuar familjarë të prokurorëve të posaçëm, apo vetë prokurorëve të posaçëm, kërcënime madje me jetë, deri plane në realizimin e atentateve ndaj prokurorëve”, u shpreh Dumani  në emisionin “Trialog” në RTSH.

Poll

MOS HUMB