Aktualitet

'Albstar' përfitoi 22 mln euro nga Bankers! SKEMA- Idajet Ismailaj dhe i ati 2 milionë euro rrogë në vit

Idajet Ismailaj ka nisur të qarkullojë qindra mijëra euro të Bankers, sipas Prokurorisë së Fierit, me fatura fiktive.

F.I
'Albstar' përfitoi 22 mln euro nga Bankers! SKEMA- Idajet
Sadik Ismailaj dhe Idajet Ismailaj

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi në kompaninë "Bankers Petroleum”, ku u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm në kurriz të shtetit shqiptar. Kompania 'Albstar' e Idajet Ismailaj rezulton firma kryesore kontrakuese e Bankers me faturime fiktive, devijim të fitimeve, mashtrim të shtetit, përfitim me skemën e TVSH-së, fryrje artificiale të shpenzimeve dhe pastrimin e parave.

'Albstar' përfitoi 22 mln euro nga Bankers! SKEMA- Idajet
DOKUMENTI

Aktiviteti kriminal mes Idajet Ismailajt dhe kupolës së Bankers reflektohet edhe në dosjen e Prokurorisë së Fierit. Dokumentet e siguruara nga Prapaskena tregojnë se vetëm gjatë vitit 2011, kompania Albstar e Idajet Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve dhe zhvatjes së pasurisë nëntokësore të Shqipërisë. Kompania dyshohet se ka përfituar dhjetëra milionë euro të tjera në vitet në vijim.

'Albstar' përfitoi 22 mln euro nga Bankers! SKEMA- Idajet
DOKUMENTI

Në shtator të vitit 2016, Idajet Ismailaj me familjarët e tij themelon kompaninë e ndërtimit Reas 16, me emër të ndryshuar në IR shpk, të cilën e kontrollonte fillimisht përmes kompanisë Finman dhe më pas me anë të Albstar, përfituese e 100 milionë eurove fonde publike. Përmes kësaj kompanie, Idajet Ismailaj ka nisur të qarkullojë qindra mijëra euro të Bankers, sipas Prokurorisë së Fierit, me fatura fiktive.

Shumë shpejt xhiroja vjetore e kompanisë IR shpk arriti 6 milionë euro, ndërsa fitimet rreth 2 milionë euro. Institucionet shtetërore si AKBN dhe organi i akuzës kanë faktuar se në të dy linjat faturimet kanë qenë fiktive, pra nuk është bërë ndonjë punë, por janë vjedhur paratë që duhet të derdheshin në arkën e shtetit.

Nga verifikimi i listës së pagave të kompanisë Albstar, rezulton se Sadik Ismailaj dhe Idajet Ismailaj, babë e birë, pronarë të kompanisë, i kanë caktuar vetës një pagë 85 mijë euro në muaj (170 mijë euro në muaj të dy), rreth 2 milionë euro në vit. Idajet Ismailaj ka marrë 1 milionë euro pagë në vit.

'Albstar' përfitoi 22 mln euro nga Bankers! SKEMA- Idajet

Në "Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm në kurriz të shtetit shqiptar. Në kuadër të hetimit u lëshuan 14 masa sigurimi, 9 u ekzekutuan dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse 'Bankers' nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB