Aktualitet

Akuzohet se vrau shitësin e duhanit, shqiptari arrestohet pas një viti në Itali (EMRI)

Leonard Shehu dyshohet se është përgjuar teksa i ka kërkuar gruas të konfirmonte një alibi për natën e krimit.

F.I
Akuzohet se vrau shitësin e duhanit, shqiptari arrestohet pas një viti
Roberto Basso

ITALI- Një ngjarje kriminale e ndodhur më 5 mars 2024 në Jesolo, Itali, është zbardhur nga Policia pas një viti. Roberto Basso, 65 vjeç, një shitës duhani, u vra më 5 mars 2024 në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm. Policia ka arrestuar si autor të dyshuar, 36-vjeçarin shqiptar Leonard Shehu, i cili akuzohet për vrasje, raportojnë mediat vendase.

Shqiptari u ndalua nga Karabinierët e Venecias më 24 mars 2025, pas 11 muajsh hetimesh. Motivi i krimit dyshohet se është vjedhja e banesës, e cila ka përfunduar në një sulm fatal. Duket se Leonard Shehu ka hyrë në shtëpinë e viktimës së tij për të vjedhur sendet e duhanxhiut, por i befasuar ka reaguar duke goditur me një send të mprehtë në kokë Roberto Basso. 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gjurmë të ADN-së së Leonard Shehut. Më tej, Leonard Shehu dyshohet se është përgjuar teksa i ka kërkuar gruas të konfirmonte një alibi për natën e krimit. Në seancën e konfirmimit, prokurori Giovanni Zorzi i ka komunikuar Shehut akuzën e vrasjes me dashje. Gjykatësi ka urdhëruar që ai të mbahet në burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB