Aktualitet

Aksioni i SPAK, publikohen fotot e personave që mashtronin qytetarët italianë përmes 'Call Center' në Tiranë

Punonjësit e Call Center-it telefononin viktimat dhe i bindnin të transferonin para në kriptomonedha, duke u premtuar fitime.

F.I
Aksioni i SPAK, publikohen fotot e personave që mashtronin qytetarët
personat që mashtronin qytetarët

TIRANË-Janë publikuar fotot e disa prej individëve që mashtronin qytetarët italianë në Call Centerin e goditur dy ditë më parë nga SPAK dhe autoritetet italiane, pas një investigimi që ishte fryt i bashkëpunimit mes emisionit Le lene dhe emisionit Piranjat.

Aksioni i SPAK, publikohen fotot e personave që mashtronin qytetarët

Hetimet nisën më datë 9 janar pasi në Byronë Kombëtare të Hetimit u paraqitën disa gazetarë italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët gjatë një investigimi kishin identifikuar një call center në Tiranë që mashtronte italianë dhe europianë për investime në kriptomonedha të ndryshme.

Aksioni u zhvilllua mbrëmjen e 17 janarit në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave u arrestuan 8 persona, mes tyre Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit organizatorë Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj. 

Në listën e objekteve të kontrolluara bëjnë pjesë edhe 2 kulla lukzoze në kryeqytet, konkretisht "Atti ToWer”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe në një tjetër godinë në Bulevardin Bajram Curri. Sipas SPAK, punonjësit e Call Center-it telefononin viktimat dhe i bindnin të transferonin para në kriptomonedha, duke u premtuar fitime. Në realitet, paratë shkonin në llogari virtuale të kontrolluara nga drejtuesit e aktivitetit të paligjshëm.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre. Po ashtu, për shkak të njoftimit nga ana e këtyre të fundit, brenda natës është boshatisur ambienti ku ishte ngritur call center-i, për ta zhvendosur në një godinë tjetër. Por gjithçka u zbulua./ZËRI

Poll

MOS HUMB