vendngjarje
VLORË- Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të fshatit Oshtimë, në aksin e vjetër rrugor të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka përplasur bordurën në krah të rrugës. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe ka rezultuar fatale për shoferin, 34-vjeçarin Albano Hoxha. Ai ka marrë plagë të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë dëmtimeve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal në këtë aks rrugor./ZËRI
Poll