Foto ilustruese
MILOT- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mamurras-Milot.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet me drejtues Ervis Kalthin përplasi për vdekje një këmbësorë, duke i shkaktuar vdekjen. Këmbësori Vladimir Leka, 43-vjeç, ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa si pasojë e goditjes, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka shkuar në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat.
Poll