
FIER- Drejtori i Përgjithshëm aktual i kompanisë me shtetësi kineze, Hong Ping Xiao dhe ish-administratori Leonidha Çobo kanë mbërritur sot në Gjykatën e Fierit. Të dy, bashkë me të akuzuarit e tjerë do të njihen sot me masën e sigurisë që do të caktojnë ndaj tyre togat e zeza. Sot ata do të japin edhe dëshmitë e tyre dhe do të njihen me akuzat që i janë ngarkuar lidhur me aferën e zbuluar në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier.
Në "Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Në kuadër të hetimit u lëshuan 14 masa sigurimi, 9 ekzekutohen dhe 5 të shpallur në kërkim. Në pranga u vends numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Ndërsa Ardit Kero, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania u vendosu në arrest shtëpie.
Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse 'Bankers' nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro./ZËRI