
TIRANË- Adi Çoba është gjithashtu një nga protagonistët e grupit që u godit nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Adi Çoba ka lindur më 07.08.1991 në Durrës. Ai është 34 vjeç dhe njihet me katër nofka të ndryshme nga anëtarët e grupit si përshembull: “Bazholi", "Bisha", "i shëndoshi", "Cigani".
Edhe për Çobën, njësoj si për Elvis Doçin, të njohur si Visi i Pojës, ka folur i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. “Pentito”-ja thotë se Bazholin e ka përmendur në bisedat që ka zhvilluar me Mirin. Me Miri, ai i referohet Fatmir Troplinit, dajës së Elvis Doçit.
Rrëfimi i i Nuredin Dumanit për Adi Çobën:
Dumani: “Po, e mbaj mend që e kam parë, po. Ndoshta jam duke gabuar.”
Hetuesi: E ke parë në ambientet kriminale?
Dumani: Për çdo person që them se e kam parë, do të thotë që është njohur në botën e krimit.
Hetuesi: E di me çfarë merrej?
Dumani: “Nuk jam i sigurt nëse mund të them diçka për të. Më vjen keq…”
Hetuesi: Në rregull. Vëre firmën. Të theksohet që fotografia me numrin përkatës i përket Çoba Adi, i quajtur Bazholi, bishë, dhjamxhi.
Dumani: “Tani, me emrin Bazholi po. Këtu është i njohur si Bazholi.”
Hetuesi: Ky është Bazholi?
Dumani: “Po. Tani po e kujtoj më qartë.”
Hetuesi: Çfarë të kujtohet për Bazholin?
Dumani: “Bazholi përmendej në bisedat që kam pasur me Miri.”
Hetuesi: Me kë?
Dumani: “Me Mirin.”
Hetuesi: Miri.
Dumani: “Me Fatmir Troplinin.”
Hetuesi: Miri është pseudonimi?
Dumani: “Miri është forma e shkurtër, një përkëdhelje e emrit Fatmir.”
Hetuesi: Kush është ai?
Dumani: “Miri ishte kontakti im me këtë grup. Ishim shumë miq.”
Hetuesi: Mik për çfarë?
Dumani: “Mik në aktivitetin kriminal që kishim.”
Hetuesi: Ishte i rëndësishëm Miri?
Dumani: “Shumë.”
Hetuesi: Kishte një grup kriminal?
Dumani: “Një grup shumë të madh.”
Hetuesi: Merrej me drogë?
Dumani: “Po. Më ofroi mundësinë për të futur mall nga Ekuadori në Itali, përveç Shqipërisë. Miri, po, po.”
Hetuesi: Flisje me Mirin për Bazholin?
Dumani: “Po. Miri më kishte treguar se po kërkonte një person për ta vrarë, një person nga Durrësi por që jetonte në Itali. Pseudonimi i tij ishte Çaponi.”
Hetuesi: E di se ku qëndronte në Itali?
Dumani: “Nuk dua të gaboj, ma ka treguar (Miri), por nuk e mbaj mend. Çaponi ishte mik i kundërshtarit të Mirit dhe ishte nga Durrësi. Kështu që më tregonte që Bazholi po e kërkonte, donte ta gjente, donte ta lokalizonte Çaponin.”
Hetuesi: Bazholi po e kërkonte?
Dumani: “Po, Bazholi po e kërkonte. Tha që Bazholi po përpiqej të lokalizonte Çaponin.”
Hetuesi: Pse?
Dumani: “Sepse donte ta vriste.”
Hetuesi: Pse donte ta vriste?
Dumani: “Sepse Çaponi ishte mik me armikun e Mirit, Pojën.”
Hetuesi: Pra, Bazholi ishte mik i Mirit?
Dumani: “Sipas Mirit, po.”
Hetuesi: Pra, po e kërkonte (Çaponin) për t’i bërë një nder Mirit?
Dumani: “Po.”
Hetuesi: A e di nëse Bazholi merrej me drogë?
Dumani: “Nuk jam shumë i informuar për këtë.”
Hetuesi: Nuk e di pse Bazholi e njihte Mirin?
Dumani: “Nuk mund të pyesnim shumë, përveç nëse ma thoshte vetë. Sepse përndryshe krijohej një opinion i keq për ty.”
Hetuesi: A e di nëse Bazholi kishte një chat (komunikim online)?
Dumani: “Është normale që kishte, përndryshe si do t’i merrte informacionet? Është logjike.”
Hetuesi: Pra, Bazholi kishte informacion për Çaponin përmes një chati?
Dumani: “Po.”
Hetuesi: Këto ngjarje mes Çaponit dhe Bazholit në çfarë periudhe kanë ndodhur?
Dumani: “Në 2022... jo, më falni, në 2021.”
Dumani: “Nuk e mbaj mend mirë, por në atë periudhë ishte në përdorim Sky (aplikacion komunikimi i koduar).”
Hetuesi: A komunikonte edhe Bazholi me Mirin përmes chat-it?
Dumani: “Është normale që po.”
Çopa qëndronte në Durrës dhe e drejtonte nga atje grupin dhe veprimtarinë kriminale.
Në dosjen e autoriteteve italiane thuhet se Çoba është përfshirë në trafikun e kokainës në janar 2022 ku nga Shqipëria u dërguan drejt Italisë 24.850 kilogramë heroine.