Aktualitet

“70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës”, Henrik Hoxhaj: Mu bllokua arma...lekët Nuredini më tha se i merrte nga “Krymi”

Hoxhaj deklaron se kanë komunikuar për disa vrasje, të cilat Nuredin Dumani i kishte marrë porosi nga 'Krymi', referuar Erion Alibej.

F.I
“70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës”,
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

TIRANË-Në seancën e radhës për dosjen "Plumbi i Artë", ka dëshmuar Henrik Hoxhaj. Ky i fundit ka treguar se njohja me Dumanin ka filluar që në vitin 2020, në ditëlindjen e Festim Qolit. Ai deklaroi se aty shkëmbyen numrta e telefonit e më pas kanë komunikuar për disa vrasje, të cilat Dumani i kishte marrë porosi nga 'Krymi', referuar Erion Alibej.

Hoxhaj është ndalur edhe tek atentati ndaj Dorian Shkozës në vitin 2020 në Durrës. Ai rrëfen se për ekzekutimin e Shkozës janë dhënë 70 mijë euro, nga të cilat ka marrë 35. Në atentat veç Hoxhajt kanë qenë edhe Elio Bitri, shofer dhe Nuredin Dumani pas tyre.

Henrik Hoxhaj: Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur te ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020. Aty jemi njohur, duke ngrënë e duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar. Nuk e mbaj mend, por më duket se kemi komunikuar me telefona të kriptuar. Kemi biseduar për disa vrasje. Ai kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që janë disa punë për t’u bërë, a je i interesuar. Unë i thashë po. Nuredini më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim qe si porosi e Krymit, por pastaj i paraqiti si problematika të tij. Tha: a je dakord në fillim. Po dakord, i thashë.

Në këtë takim diskutuam për vrasjen e Dorjan Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Ai gjeti mjetet dhe armët. Shofer qe Elio Bitri, elbasanlli. Si kohë, ishte pak pas takimit, në pandemi. Nuk kishim leje, por ishim sipas rregullave, me rrip, me rregulla qarkullimi. Ditën e ngjarjes kam shkuar në Durrës. U takova te shtëpia e Nuredinit në Durrës. Nga aty u nisëm. Kemi përdorur një makinë të zezë. Ishte Elio në timon, unë mbrapa shoferit. Kisha unë dy armë, Elio një. Nuredini u nis me ne. Ne kemi dalë një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë nuk ishte prezent. Kur u kthyem ishte aty. Ishte me dy persona të shoqëruar.

Elio më thotë: ja ku janë. Ishin tre vetë në trotuar. Unë i qëllova me armë nga brenda makinës. Një armë m’u bllokua, përdora tjetrën. Njëri nga ata ngeli në vend. Dorjani u rrëzua pak më tutje. Unë i thashë: a ti je Dorjani? Ai tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Po, më tha ai. Edhe e godita. Një e goditi edhe Elio. Pati një pistoletë me mulli. Pas vrasjes hipa në makinë. Në ikje e sipër, i thashë: mua më lër te Plepat, ku kisha lënë një makinë.

Unë hipa tek ajo me duar në xhepa. Ndërsa makina tjetër iku dhe u dogj te Bishti i Zhurit. Nuredini ka qenë pas nesh dhe e ka parë ngjarjen. Më tha: o kusho, doli shumë mirë. Pagesën e mora për ngjarjen, por ajo 70-shja u nda mes meje dhe Elios. 35 mora. Nuk e di sa i dha Elios. Pas kësaj vrasjeje kam jetuar në Tiranë. Nuk fshihesha. Lekët Nuredini më tha se i merrte nga “Krymi”.

Poll

MOS HUMB