Aktualitet

7 ditë 271 të arrestuar, Policia: 51 prej tyre me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes...

Policia shprehet se protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe automjeteve të policisë, si dhe kanë dëmtuar kosha mbeturinash dhe tabela rrugore.

F.I
7 ditë 271 të arrestuar, Policia: 51 prej tyre me precedentë
pamje nga protestat

TIRANË-Policia e Tiranës ka njoftuar se në 7 ditë protestë janë arrestuar 271 persona, ku vetëm një ditë më parë në pranga janë vendosur 33 protestues, ndërsa 41 të tjerë janë proceduar penalisht. Blutë theksojnë se 51 prej tyre janë me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditjes/kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, si dhe në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor.

Policia shprehet se protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe automjeteve të policisë, si dhe kanë dëmtuar kosha mbeturinash dhe tabela rrugore. Si pasojë e incidenteve gjatë protestës së djeshme, janë dëmtuar shtatë punonjës policie.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:

\- U arrestuan në flagrancë 33 shtetas, konkretisht: Rr. C., 18 vjeç, L. S., 21 vjeç, D. D., 26 vjeç, E. B., 19 vjeç, E. T., 19 vjeç, E. G., 36 vjeç, A. A., 21 vjeç, A. H., 23 vjeç, O. Xh., 18 vjeç, E. H., 19 vjeç, Dh. H., 20 vjeç, A. R., 19 vjeç, T. T., 29 vjeç, A. L., 19 vjeç, A. B., 18 vjeç, B. T., 42 vjeç, D. L., 21 vjeç, F. M., 22 vjeç, G. B., 20 vjeç, L. M., 19 vjeç, Q. M., 22 vjeç, A. S., 20 vjeç, Y. I., 31 vjeç, F. L., 29 vjeç, K. P., 18 vjeç, M. M., 18 vjeç, A. B., 42 vjeç, dhe 6 të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç.

\- U proceduan penalisht 41 shtetas.

Këta shtetas dyshohet se, gjatë tubimit, kanë qëlluar me gurë dhe me sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve dhe automjeteve të Policisë, si dhe kanë dëmtuar me sende të forta dhe me zjarr koshat e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore.

Si pasojë e sulmit dhe dhunës nga ana e personave të maskuar dhe të dhunshëm gjatë tubimit të djeshëm, janë dëmtuar 7 punonjës policie.

Ndërkohë, theksojmë se gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 shtetas, nga të cilët 51 me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditjes/kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, si dhe në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor.

Poll

MOS HUMB