Aktualitet

"5 shqiptarë në Izrael"/ Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me ta, nuk ka të lënduar

Aktualisht në Izrael ndodhen pesë shqiptarë, të cilët raportohen të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

F.I
"5 shqiptarë në Izrael"/ Ministria e Jashtme: Jemi në
foto ilustruese

TIRANË-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim zyrtar, në lidhje me situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, pas sulmeve të Iranit. Aktualisht në Izrael ndodhen pesë shqiptarë, të cilët raportohen të jenë në gjendje të mirë shëndetësore. Ministria njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Gjithashtu informohet se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë.

NJOFTIMI

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.

Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar. Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite. Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. 

Çfarë ka ndodhur?

Rreth 200 avionë izraelitë nisën mbrëmjen e së premtes së 13 Qershorit, valën e ashpër të bombardimeve ndaj objektivave ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Raketat izraelite goditën rezidencat e disa zyrtarëve të lartë të ushtrisë në kryeqytetin e Iranit, duke vrarë dhjetëra persona e plagosur qindra të tjerë. Sulmit, Irani iu kundërpërgjigj me 100 dronë drejt Izraelit, të cilët sipas ushtrisë u shkatërruan të gjithë në ajër. 

Përfaqësuesi i Iranit në OKB thotë se numri i të vdekurve iranianë nga sulmet e fundit izraelite ishte 78, me më shumë se 320 të plagosur. Ai shton se “shumica dërrmuese” janë civilë. Reagime të shumta ka pasur edhe nga liderët botërorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB