Aktualitet

'21 janari', ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj shkon në SPAK

Bugaj ka folur për mediat pas dhënies së dëshmisë në SPAK, ku u shpreh se është pyetur si person në dijeni pasi ka mbajtur postin e kryepolicit të vendit.

k.m.
'21 janari', ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë
Hysni Burgaj

TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit. Bugaj ka folur për mediat pas dhënies së dëshmisë në SPAK, ku u shpreh se është pyetur si person në dijeni pasi ka mbajtur postin e kryepolicit të vendit.

Burgaj shtoi se gjatë protestës, Policia ka duruar dhunë ekstreme dhe nuk ka përdorur as armë e as forcë ndaj protestuesve.

“U pyeta si person që ka dijeni në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit, kur kam drejtuar Policinë e Shtetit. Deklarova ato që di për 21 Janarin. Policia e Shtetit ka bërë një plan të detajuar masash për 21 Janarin dhe ka zbatuar masat e sigurisë. U pyeta për bashkëpunimin me institucionet e tjera. Policia ka duruar dhunë ekstreme dhe nuk ka përdorur as armë e as dhunë ndaj protestuesve,”- tha Burgaj.

Burgaj, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e situatës në atë kohë, është pyetur për detajet e veprimeve dhe vendimeve të marra nga forcat e rendit gjatë protestës, ku katër persona humbën jetën si pasojë e përleshjeve me Policinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB