Aktualitet

2 vite shërbim prove, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka, kthen çështjen për rigjykim

Zamira Vyshka u dënua me 2 vite shërbim prove, pasi u shpall fajtore për akuzën "korrupsion pasiv".

k.m.
2 vite shërbim prove, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për
Zamira Vyshka

TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dënimin e ish-gjyqtares Zamira Vyshka. Kjo e fundit u dënua me 2 vite shërbim prove, pasi u shpall fajtore për akuzën "korrupsion pasiv". Por çështja është vendosur që të kthehej për rigjykim në themel, me një trupë tjetër gjyqtarësh.

Ndërkohë avokati Ilir Pashaj i cili dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, u dënua po ashtu me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan më 22 korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit. Gjyqtarja u akuzua se kishte marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për shtetasin Zhuliano Musai, i akuzuar për plagosje./ZËRI

Poll

MOS HUMB