Bota

Aksion në Greqi, arrestime për gjobëvënie me granata, i burgosuri shqiptar drejtonte grupin nga burgu (EMRI)

Sipas raportimeve, njëri prej tyre është shqiptari i burgosur në burgun e Trikallas, Klodian Lekocaj alias Klod Cara, i cili dyshohet se është edhe kreu organizatës kriminale. 

zh.ll
Aksion në Greqi, arrestime për gjobëvënie me granata, i
foto ilustrim: Klodian Lekocaj-policia greke

GREQI- Një operacion policor ka filluar që nga mëngjesi i sotëm në Greqi për të shpërbërë një organizatë kriminale. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një organizatë ku dyshohet se anëtarët e saj janë të përfshirë në gjobvënie ndaj bizneseve, shpërthime granatash si dhe në një tentativë vrasjeje.

Deri më tani, policia ka arrestuar 5 persona. Në të njëjtën kohë, dyshohet se janë të përfshirë edhe 4 persona të tjerë, të cilët tashmë janë të burgosur në burgje në të gjithë vendin. Sipas raportimeve, njëri prej tyre është shqiptari i burgosur në burgun e Trikallas, Klodian Lekocaj alias Klod Cara, i cili dyshohet se është edhe kreu organizatës kriminale. 

I njëjti grup përfshin një rom, i cili mbahet në burgun e Malandrinos, si dhe dy të burgosur egjiptianë, njëri prej të cilëve ndodhet në Malandrino dhe tjetri në Avlonë.

Sulmet e dyshuara nga grupi

Hetimi përqendrohet në dy incidente veçanërisht serioze, të cilat ndodhën më 8 shtator dhe 5 tetor 2026, duke synuar dyqane në qendër të Athinës. Sulmi i parë ndodhi në orët e para të 8 shtatorit, kur persona të panjohur shënjestruan dyqanet “Paris” dhe “Best”. Sipas informacionit që po shqyrton policia helene, dy granata shpërthyen gjatë asaj nate, duke shkaktuar dëme materiale.

Mënyra se si u zhvilluan sulmet ishte identike. Autori përdori një kapak pusete për të thyer xhamin dhe më pas hodhi brenda një granatë mbrojtëse, e cila shpërtheu. Ky veprim po shqyrtohet si një mjet për të ushtruar presion mbi pronarët e bizneseve që të paguajnë para si "mbrojtje"

Pothuajse një muaj më vonë, në orët e para të 5 tetorit, pati një sulm të ri në dyqanin “Paris”. Ishte pak pas orës 04:25, kur dy persona të panjohur që udhëtonin me motoçikletë iu afruan biznesit. Autorët hodhën brenda një granatë mbrojtëse, e cila, për fat të mirë, nuk shpërtheu. Elementi që i jep rëndësi të veçantë rastit është se në atë kohë brenda dyqanit ndodheshin tetë klientë./ZËRI

MOS HUMB